Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani zyrtarizon Tonalin

Milani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të talentuar Sandro Tonali nga Brescia.

Tonali është bashkuar me Milanin në formë huazimi një vjeçar me mundësi transferimi të plotë në përfundim të sezonit, transmeton KOHA.

Ai do të veshë fanellën me numër tetë.

Për huazimin e tij Milani ka paguar 10 milionë euro, e në rast se e blenë kartonin e tij atëherë duhet të paguajë 18 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm