Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tonali te Newcastle, pas përfundimit të Evropianit U21

Sandro Tonali do të udhëtojë menjëherë pas përfundimit të paraqitjes së Italisë U21 në Kampionatin Evropian për te Newcastle, për ta finalizuar transferimin e tij.

Newcastle është pajtuar që ta transferojë mesfushorin e Milanit për rreth 64 milionë euro.

Javën e kaluar u arrit marrëveshja verbale e zyrtarëve të Milanit me ata të Newcastleit.

Tonali do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën e Premier Leagues angleze.

Italia nuk ka dashur që ta lërë të lirë futbollistin të largohet nga kampi i grupmoshës U21, deri në përfundim të garës.

Tonali në edicionin e kaluar zhvilloi 48 paraqitje në të gjitha garat me Milanin.

Realizoi dy gola dhe pati 10 asistime.

Artikuj të ngjashëm