Interi thuhet se ka arritur marrëveshje me Bescian për shërbimet e mesfushorit Sandro Tonalit.
Sipas mediave në Itali, Interi do ta huazojë Tonalin për një vit, me të drejtën e blerjes prej 35 milionë eurosh, transmeton KOHA.
Po ashtu edhe mesfushori ka arritur marrëveshje personale me Interin, ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit me kontratë katërvjeçare.
Italiani gjatë javës së ardhshme do të udhëtojë për t’i kryer testet mjekësore.
Tonalli këtë sezon te Berscia ka shënuar një gol dhe ka bërë shtatë asistime.