Pas Donjeta Sadikut, edhe boksieri Shpejtim Bajoku ka startuar me fitore në Lojërat Evropiane që po mbahet në Krakow të Polonisë.
Në xhiron e parë, Bajoku e mposhti boksierin nga Kroacia, Matteo Komadina në kategorinë deri 63.5 kilogramë.
Bajoku ishte më i mirë se kundërshtari i tij, ndërsa në rundin e tretë dominoi plotësisht, duke e konfirmuar fitoren me vendimin unanim të gjyqtarëve.
Me këtë fitore, Bajoku avancon në 1/16 e finales të Lojërave Evropiane dhe i duhen edhe dy fitore tjera për medalje në këtë ngjarje.
Artikuj të ngjashëm