Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Bajoku e nis me fitore Evropianin e boksit

Bashkim Bajoku

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku, e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në kategorinë 55 kilogramë, Bajoku mposhti me rezultat bindës 5:0 boksierin nga Izraeli, Faric Hreish.

Bajoku shkëlqeu në tri raundet dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fitues.

Më 21 shtotor në ring do të ngjitet edhe boksierja Donjeta Sadiku. 

Në kategorinë 60 kilogramë, Sadiku do të përballet në ring me rusen, Alina Pushkar.

Sadiku së fundi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. 

Sadiku triumfoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke e mposhtur në finale garuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.