Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Smith nokauton Eubank Jr në përballjen e yjeve britanikë të boksit

Liam Smith vs Chris Eubank Jr

Liam Smith ka bërë befasi, duke e nokautuar të shtunën mbrëma Chris Eubank Jr. në përballjen e dy yjeve britanikë të boksit.

Përballja e kategorisë së mesme në boks përfundoi me fitore të Smithit me nokaut teknik në rundin e katërt.

Smith e rrëzoi Eubank Jr dy herë në rundin e katërt, duke shkaktuar befasi në “Manchester Arena”.

Për Smithin, ish-kampion bote në kategorinë supervelter, ishte fitorja e 33-të në boksin profesionist (20 KO) karshi tri humbjeve e një barazimi.

34-vjeçari karrierën në boksin profesionist e ka filluar në tetor të vitit 2008.

Eubank Jr. ka pësuar humbjen e tretë në karrierë karshi 32 fitoreve.

33-vjeçari, i biri i legjendës Chris Eubank, ishte paraparë të ndeshej me Conor Bennin, të birin e legjendës tjetër britanike të boksit Nigel Benn. Por, Conor Benn u kap me doping, kështu që u desh të shtyhej meçi. Përballja me Smithin nuk ishte vlerësuar se do të ishte problem për Eubank Jr. Por, ai u shtang.

Edhe Beterbiev nokauton Smithin, mbron titujt e botës Sport Beterbiev nokauton Smithin, mbron titujt e botës

Eubank Jr. pas meçit e ka përgëzuar Smithin. Ai ka thënë se referi ka nxituar ta ndërpresë meçin, por ka përgëzuar Smithin për luftën.

Eubank Jr planifikon ta aktivizojë klauzolën për një rimeç, e cila ishte në kontratë.