Sport

Boks, Brook mposht me nokaut teknik Amir Khanin

Kell Brook ka fituar superpërballjen me Amir Khanin. Brook të shtunën mbrëma në Manchester e ndali Khanin me nokaut teknik në raundin e gjashtë.

Brook dominoi përballjen e dy yjeve britanikë të boksit të kategorisë velter.

Lufta u ndërpre pas 51 sekondave në raundin e gjashtë.

Një përballje mes Brookut dhe Khanit ishte pritur një kohë të gjatë.

Brook 35-vjeçar ka përmirësuar bilancin e tij në 40 fitore (28 KO) e tri humbje.

Khan ndërkohë ka pësuar humbjen e gjashtë karshi 34 fitoreve.

“Tash mund të jetoj në paqe kur e di se Amir Khanin e kam në statistikat e mia të boksierëve që i kam mposhtur. Më pëlqen ky sport. Do të më pëlqente tash të boksoja me Chris Eubank Jr”, ka thënë Brook raporton BBC.

Khan pranon se nuk ishte në formën më të mirë. Ai po mendon për mbylljen e karrierës.

“Katërdhjetë lufta janë shumë. Kamfituar dy tituj bote, kam boksuar në Amerikë. Më duhet të ulem dhe të flas me familjen, por më tepër po anoj nga fundi i karrierës sime. Dashuria për sportin nuk është siç ka qenë dikur”, ka thënë Khan.