Boksieri rus Artur Beterbiev ka nokautuar amerikanin Joe Smith Jr të shtunën mbrëma në New York, duke unifikuar titujt e botës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Beterbievit i mjaftuan vetëm dy runde për ta mposhtur Smithin, ndërsa titujve WBC dhe IBF ia ka shtuar titullin WBO të cilin e mbante Smith.
Për Beterbievin 37-vjeçar është fitorja e 18-të në boksin profesionist nga po aq meçe, të gjitha i ka me nokaut.
Smith ka pësuar humbjen e katërt karshi 28 fitoreve.
Titulli i vetëm i madh që i mungon Beterbievit tash është ai i versionit WBA të cilin e mban rusi tjetër Dmitrii Bivol.
Artikuj të ngjashëm
-
Beterbiev nokauton Smithin, mbron titujt e botës
-
Boks, Bivol kampion i padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë
-
Beterbiev kampion absolut në kategorinë gjysmë të rëndë në boks
-
Boks, Smith nokauton Eubank Jr në përballjen e yjeve britanikë të boksit
-
Smith nokauton francezin Bauderlique në meçin eliminator për titull bote