Boksieri kuban David Morrell ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBA me një nokaut të frikshëm në rundin e parë ndaj brazilianit Yamaguchi Falcao.
Morrell 25-vjeçar e rrëzoi Falcaon dy herë në rundin e parë. Në herën e dytë braziliani nuk arriti të ngrihej në këmbë pas 10 sekondave numërim.
Në të vërtetë nokauti ishte i fuqishëm dhe brazilianit Falcao iu desh një kohë për ta marrë veten. Morrell i dha një goditje me të djathtë duke e rrëzuar me fytyrë përtokë brazilianin.
Për Morrellin është fitorja e nëntë në po aq meçe në boksin profesionist, tetë i ka me nokaut.
Falcao pësoi humbjen e dytë në karrierë karshi 24 fitoreve e një barazimi.
VIDEO
Artikuj të ngjashëm
-
Dubois u mbijeton dy nokdauneve dhe merr titullin nga Wardley
-
Beterbiev nokauton Smithin, mbron titujt e botës
-
Makhachev nokauton Volkanovskin, mbron titullin në UFC
-
Boks, boksieri australian mbron titullin e botës me nokaut impresiv në rund të parë
-
Boksieri kazak Alimkhanuly mbron titullin e botës me nokaut impresiv ndaj Butlerit