Boksieri australian Tim Tszyu ka mbrojtur titullin e përkohshëm të botës në kategorinë supervelter në versionin WBO të dielën, duke e nokautuar meksikanin Carlos Ocampo qysh në rund të parë.
Tszyu 28-vjeçar e mbyllu duelin pas vetëm 1:17 minutave.
Ai e rrëzoi dy herë Ocampon.
Për Tszyun, që është i biri i boksierit legjendar Kostya Tszyu, është fitorja e 23-të në boksin profesionist nga po aq meçe. 17 prej tyre i ka me nokaut.
Meksikani Ocampo ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 35 fitoreve.
Artikuj të ngjashëm