Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti amerikan i boksit impresionon me një nokaut të frikshëm

Alexis Rocha KO George Ashie

Talenti amerikan i boksit Alexis Rocha ka shënuar një fitore impresive të shtunën mbrëma në “YouTube Theater” në Inglewood të SHBA-së.

Rocha nokautoi në raundin e shtatë ganezin George Ashie në luftën e vlefshme për titullin WBO NABO në kategorinë velter, duke bërë një hap të madh para drejt një lufte për titull.

25-vjeçari e rrëzoi Ashien dy herë, një herë në rundin e tretë dhe një herë në të shtatin.

Herën e dytë e rrëzoi me një të djathtë të fuqishme duke e lënë ganezin për disa çaste pa vetëdije.

Për amerikanin është fitorja e 22-të, e 14-ta me nokaut, karshi një humbje në boksin profesionist. Ashie ndërkohë ka pësuar humbjen e gjashtë karshi 33 fitoreve e një barazimi.

Edhe Francezi Surace bën befasi të madhe, nokauton yllin meksikan Munguia Luftarake Francezi Surace bën befasi të madhe, nokauton yllin meksikan Munguia

Rocha pas fitores ka kërkuar përballje me kampionin Terrence Crawford.