Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Joshua triumfon me nokaut të frikshëm ndaj Heleniusit

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks profesionist, Anthony Joshua, ka triumfuar të shtunën mbrëma në “O2 Arena” të Londrës me nokaut në rundin e shtatë ndaj finlandezit Robert Helenius.

Joshua e nokautoi Heleniusin me një nokaut të frikshëm në rundin e shtatë. 33-vjeçari, ndonëse kishte dominuar përballjen, nuk kishte dhënë goditje të forta deri në rundin e shtatë kur e rrëzoi Heleniusin me një të djathtë të fuqishme.

Fitorja, që ishte e para me nokaut pas afro dy vjet e gjysmë, e ka përgatitur terrenin për një përballje mes britanikut Joshua dhe amerikanit Deontay Wilder në janar.

“E kam kryer punën sot”, tha Joshua.

Joshua ka bilanc prej 26 fitoreve (23 KO) e tri humbje.

Finlandezi Helenius kishte pranuar përballjen me Joshuan në momentin e fundit, pasi kundërshtari i paraparë Dillian Whyte doli pozitiv me doping.

Edhe Joshua kundër finlandezit Helenius Sport Joshua kundër finlandezit Helenius

Helenius pësoi humbjen e dytë karshi 32 fitoreve.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se shpreson që përballja Joshua – Wilder të mbahet në janar në Arabi Saudite.

https://www.facebook.com/DAZN/videos/291642590121614/