Anthony Joshua ka bërë hapin e madh drejt një lufte tjetër për titull bote në kategorinë e rëndë në boks profesionist.
Joshua të shtunën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, e mposhti suedezin Otto Wallin me ndërprerje në rundin e pestë.
Wallin dorëzoi meçin pa filluar rundi i gjashtë. Për Joshuan ishte fitorja e 27-të në boksin profesionist, karshi tri humbjeve sa i ka.
Në parameç Joseph Parker nga Zelanda e Re shkaktoi befasi të madhe, duke e dominuar përballjen me amerikanin Deontay Wilder.
Wilder njihet për nokautet e tij, dhe ish-kampioni i botës ishte parë favorit absolut. Por, Parker, që po ashtu më herët kishte qenë kampion bote, shkaktoi befasi të madhe.
Edhe
Joshua nokauton Ngannoun
Ai fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, 118:111, 120:108 dhe 118:110. Lufta ishte e vlefshme për titujt WBC International dhe WBO Inter-Continental.
Për Parkerin ishte fitorja e 34-të karshi tri humbjeve, ndërsa Wilderin ka pësuar humbjen e tretë, karshi 43 humbjeve e një barazimi. Dy humbje e një barazim ai i kishte pasur me Tyson Furyn.