Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Meçi Joshua - Wilder në Arabi Saudite në dhjetor

Një meç mes dy yjeve të boksit dhe dy ish-kampionëve Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit është gati i dakorduar, raporton “Daily Mail”.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka konfirmua se lufta do të mbahet, e Arabia Saudite do të jetë destinacion.

Hearn ka thënë se meçi oritet të mbahet në dhjetor dhe se pret një ofertë formale për boksierin e tij në javën në vijim.

Kjo vjen vetëm një muaj pasi që Joshua vetë tha se do të përballet me Wilderin në dhjetor.

Në një video të postuar në rrjete sociale, Joshua u pyet nëse do të përballet me Wilderin në fund të vitit 2023.

Edhe Joshua konfirmon kohën për meçin e shumëpritur me Deontay Wilder Sport Joshua konfirmon kohën për meçin e shumëpritur me Deontay Wilder

“Kjo po ndodh, e dini se çfarë po ndodh”, tha Joshua.

Joshua 33-vjeçar ka bilanc prej 25 fitoreve (22 KO) e tri humbje.

Ai ka qenë kampion bote në peshën e rëndë në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Titujt i humbi në shtator të vitit 2021, nga ukrainasi Oleksandr Usyk. Usyk e fitoi edhe rimeçin me Joshuan në gusht të vitit 2022.

Edhe Joshua do të përballet me Furyn ose Duboisin Luftarake Joshua do të përballet me Furyn ose Duboisin

Wilder 37-vjeçar ka bilanc prej 43 fitoreve (42 KO), dy humbje e një barazim.

Wilderi ka qenë kampion i versionit WBC, ndërsa të dy humbjet si dhe barazimin e ka regjistruar me britanikun Tyson Fury.