Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joshua e Whyte do të përballen më 12 gusht

Boksierët Anthony Joshua dhe Dillian Whyte do të përballen sërish.

Joshua e Whyte, të cilët u ballafaquan në vitin 2015, do të boksojnë më 12 gusht në “O2 Arena” të Londrës, u njoftua të enjten.

33-vjeçari Joshua e nokautoi Whyten në raundin e shtatë para tetë vjetësh, në meçin që po ashtu u zhvillua në “O2”.

Medalisti i artë olimpik, Joshua, më pas u bë dy herë kampion bote në boksin profesionist, në kategorinë e rëndë.

36-vjeçari Whyte e humbi meçin për titull bote nga Tyson Fury në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm