Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joshua synon fitoren e parë që prej vitit 2020

Boksieri i peshës së rëndë, Anthony Joshua, ka thënë se me gjithë zemër është kthyer në boks, në përgatitje për meçin ndaj Jermaine Franklin në “O2 Arena” në Londër, më 1 prill.

Britaniku 33-vjeçar po e shikon mundësinë e triumfit të parë që prej vitit 2020, pasi ishte mposhtur dy herë për titujt e unifikuar botërorë, ka shkruar “BBC” të enjten.

Dy herë kampioni i botës në peshën e rëndë do të boksojë në “O2 Arena” për herën e parë që prej vitit 2016 dhe për herën e parë në tetë vjet, ai nuk do të luftojë për titull bote.

Amerikani Franklin, 29-vjeçar, në muajin dhjetor humbi nga Dillian Whyte me pikë.

Artikuj të ngjashëm