Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury dhe Joshua pritet të boksojnë në shtator

Kampioni botëror i peshës së rëndë, Tyson Fury, ka thënë se do të boksojë ndaj Anthony Joshuas në “Wembley” në muajin shtator, dhe se i ka dërguar atij kontratën.

Meçi kundër Oleksandr Usykut, që ka titujt IBF, IBO, WBO dhe WBA, pritej të ndodhte në vitin 2023, por një gjë e tillë nuk u realizua.

Lajmi për meçin me Joshuan është konfirmuar nga vetë Fury.

“Është meç që çdokush ka dëshirë ta shohë. Eja AJ, le t’i japim botës atë që dëshiron ta shoh. Kësaj radhe nuk do të bëj miliona video për të bërë presion. Topi është në anën tënde”, ka shkruar Fury në Instagram.