Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Crawford me nokaut të frikshëm mbron titullin e botës

Terrence Crawford nokautoi David Avanesyanin

Terrence Crawford ka mbrojtur titullin e botës në boks në kategorinë velter në versionin WBO. Crawford të shtunën mbrëma në Omaha të SHBA-së nokautoi rusin David Avvanesyan në rundin e gjashtë.

Crawford nokautoi Avanesyanin në mënyrë impresive, duke vazhduar serinë pa humbje në boks profesionist.

Crawford i ka fituar 39 meçet në boksin profesionist, prej tyre 30 me nokaut. 35-vjeçari është përfolur për një meç të mundshëm me Errol Spencen. Rusi Avanesyan, që në këtë përballje u fut si kampion i Evropës, ka pësuar humbjen e katërt në karrierë, karshi 29 fitoreve e një barazimi.

 

Artikuj të ngjashëm