Ish-kampioni i botës në futboll me Gjermaninë, Jerome Boateng, ka nënshkruar kontratë me Salernitanan, skuadrën e fundit në Serie A momentalisht.
Veterani i mbrojtjes ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.
35-vjeçari është pa klub qëkur i skadoi kontrata me Lyonin në verën e vitit 2023.
Boateng ka karrierë të pasur si futbollist. Dy herë është fitues i Ligë së Kampionëve me Bayern Munichun, dy herë fitues i Kupës së Botës për klube, pesë herë fitues i Kupës së Gjermanisë, nëntë herë kampion në Bundesligë dhe dy herë fitues i Superkupës së Evropës. E ka fituar edhe një Kupë FA me Manchester Cityn.