Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fituesi i Botërorit pensionohet vetëm 13 ditë pas sezonit të ri

Jerome Boateng

Ish-qendërmbrojtësi, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë, Jerome Boateng, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Gjermani i luajti 363 ndeshje për Bayern Munichun dhe 76 për shtetin e tij gjatë karrierës prej afro dy dekadash.

Boatengu vendosi për pensionim pas periudhës së vështirë të kaluar te klubi austriak LASK. Te LASK-u është edhe Valon Berisha, mesfushori i Kosovës. Kontrata e Boatengut u shkëput vetëm 13 ditë pasi nisi sezoni i ri.

Ai njoftoi për pensionimin nga futbolli aktiv të premten në mbrëmje, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Kam luajtur për kohë të gjatë, për ekipe të mëdha e për shtetin tim. Kam mësuar shumë, ka fituar e kam humbur. Futbolli më ka dhënë shumë. Tani është koha të lëvizë”, ka shkruar Boateng.

Boatengu ka luajtur edhe për Hertha Berlinin, Hamburgun, Manchester Cityn, Lyonin dhe Salernitanan.

Artikuj të ngjashëm