Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, mbrojtësi Jerome Boateng pritet të jetë lëvizja befasuese e Salernitanas gjatë këtij muaji. Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se palët janë afër marrëveshjes dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.
Boateng te Salernitana do të transferohet si lojtar i lirë, ndërsa me klubin italian do të firmosë kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
35-vjeçari është pa klub prej vitit të shkuar kur i skadoi kontrata me Lyonin, ndërsa ka luajtur edhe për Bayernin, Manchester Cityn, Hamburgun e Herthën e Berlinit.
Salernitana aktualisht zë vendin e fundit në Serie A me vetëm 12 pikë të mbledhura pas 20 ndeshjeve të luajtura.