Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boateng do t’i bashkohet Heidenheimit

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Jerome Boateng përfundimisht do të rikthehet në Bundesligë.

Ai pritet t’i bashkohet Heidenheimit, ekip me të cilin veçse ka arritur marrëveshje, ka njoftuar “Sky Sport Germany” të martën.

Boateng pritet të prezantohet gjatë kësaj jave, ndërsa me ekipin e ri do të firmos kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Boateng tek Heidenheimi, do të transferohet si lojtar i lirë pasi prejse përfundimit të edicionit të shkuar është pa klub.

Në fakt, ai është stërvitur kohët e fundit me Bayernin, por marrëveshja me klubin bavarez ka dështuar. 35-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi më herët ka luajtur për Lyonin, Bayernin, Manchester Cityn, Hamburgun e Herthën.