Futboll

Ramaj huazohet sërish

rama

Portieri Diant Ramaj do të luajë te Heidenheimi i Bundesligës gjermane në edicionin e ardhshëm. 
“Sky Sport” i Austrisë ka raportuar të shtunën se Dortmundi dhe Heidenheimi kanë arritur marrëveshje për huazimin e tij për një edicion, me opsionin e blerjes përfundimtare të portierit shqiptar. 

Testet mjekësore te Heidenheimi, portieri 23-vjeçar do t’i kryejë të hënën. 

Për Ramajn do të jetë kthim te Heidenheimi, pasi te kjo skuadër, ai ka luajtur mes viteve 2018 dhe 2021. Ai tani synon të bëhet portier i parë i kësaj skuadre. 

Ramaj u transferua nga Ajaxi te Dortmundi në janar të këtij viti për pesë milionë euro. 

Megjithatë, ai ishte huazuar menjëherë te Copenhageni. 

Ramaj me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2029, ndërsa është portier me dy paraqitje në elitën e futbollit gjerman. 

Ai këto ndeshje i ka luajtur sa ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit, në vitet 2021-2023. 
Ramaj ka pasur paraqitje edhe me grupmoshat U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë.