Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boatengu mohon lajmin se i është ofruar Real Madridit

Real Madridi është duke u përballur me situatë të vështirë në fazën defensive, për shkak të lëndimeve të lojtarëve.

Eder Militao e ka humbur edicionin pas lëndimit të rëndë në gju, ndërsa David Alaba aktualisht nuk mund të luajë, po ashtu për shkak të lëndimit.

Edhe gjendja fizike e Antonio Rudigerit nuk është e mirë.

Trajneri Carlo Ancelotti është i shqetësuar rreth situatës së krijuar, dhe është në kërkim të ndonjë qendërmbrojtësi.

Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka shkruar se Jerome Boateng i është ofruar Real Madridit, por një gjë e tillë është mohuar nga lojtari dhe menaxheri i tij.

Edhe Militao kthehet te Real Madridi i lënduar Futboll Militao kthehet te Real Madridi i lënduar

Boateng në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayern Munichut, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Lyonit.

Ai ka luajtur edhe për Herthan, Hamburgun e Manchester Cityn.