Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mbetet pa qendërmbrojtës

Antonio Ruediger do të jetë për dy javë jashtë fushës dhe kjo do ta lërë Real Madridin pa qendërmbrojtës për një kohë.

Madrilenët në javën e ardhshme do të luajnë në Ligën e Kampionëve, por trajneri Carlo Ancelotti duhet të improvizojë për qendrën e mbrojtjes.

“Pas testeve mjekësore të lojtarit tonë Antonio Ruediger, është konstatuar se ai ka lëndim muskulor në këmbën e majtë”, ka njoftuar të shtunën Real Madridi.

Qendrën e mbrojtjes mund ta mbulojnë Dani Carvajal dhe Aurelien Tchouameni.

Artikuj të ngjashëm