Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger, do të mbetet lojtar i Real Madridit edhe për një edicion.
Ai është pajtuar me kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit, shkruan “AS” të hënën mbrëma.
Kontrata aktuale e Rudigerit është e vlefshme deri në fund të muajit të ardhshëm.
Rudiger u bë pjesë e Realit në verën e vitit 2022.