Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, mbrojtësi me përvojë vazhdon me Real Madridin

Antonio Rudiger

Antonio Rudiger do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.

Klubi mbretëror spanjoll ka njoftuar të martën që ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Rudigerin.

Me kontratën e re, reprezentuesi i Gjermanisë do të jetë në Madrid deri më 30 qershor 2027.

33-vjeçari është te Madridi nga viti 2022. Më herët luajti për Chelsean, Romën dhe Stuttgartin.

Rudiger është pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë.