Antonio Rudiger është shumë i lumtur që do të punojë me Jose Mourinhon te skuadra e Real Madridit.
Portugezi Mourinho më 11 qershor u emërua trajner i “Los Blancos”.
Ai e zëvendësoi Alvaro Arbeloan që ishte trajner i përkohshëm te klubi mbretëror.
Gjermani Rudiger ka deklaruar se është ëndërr e çdo futbollisti të punojë me një trajner si Mourinho.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të punoj me Jose Mourinhon. Një trajner si ai është ëndrra e çdo futbollisti”, u shpreh Rudiger.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar aktualisht është i grumbulluar me Gjermaninë për Kupën e Botës.