Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti nuk shqetësohet për lëndimin e Ruedigerit

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Ruediger, ishte lënduar në fitoren 2:0 ndaj Getafes të enjten mbrëma, dhe u zëvendësua pas pjesës së parë.

Por, trajneri Carlo Ancelotti nuk është i shqetësuar me situatën e tij dhe ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.

Ai është optimist se Ruediger do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atletico Madridit, që luhet të dielën në orën 21:00.

“Mendoj se ai do të shërohet. Ai mori goditje por do të shohim në ditët në vijim. Besoj se do të luajë kundër Atleticos. Ai mori goditje të rëndë në muskul, por Ruediger është luftëtar dhe do ta lërë prapa këtë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.