Futboll

Alaba rrezikon që të mos luajë për një vit

David Alaba

Mbrojtësi austriak David Alaba, mund të mos paraqitet për Real Madridin deri në fund të vitit 2025.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” të martën ka raportuar se lëndimi i rëndë që e ka pësuar Alaba mund ta lë jashtë fushave për më shumë se një vit.

Alaba kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së majtë në dhjetor të vitit 2023.

Selektori i Austrisë, Ralf Rangnick, e përfshiu në shtabin teknik të tij, që Alaba të jetë afër bashkëlojtarëve në Evropian.

32-vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2021. Ai ishte transferuar nga gjiganti gjerman Bayern Munich. Te Bayerni ishte për një dekadë.