David Alaba do të përshëndetet me Real Madridin në verën e vitit të ardhshëm, ka njoftuar ESPN-ja të premten.
Mbrojtësi iu bashkua klubit mbretëror në vitin 2021 nga Bayern Munichu.
33-vjeçari i ka 120 paraqitje në total, në të cilat ka realizuar pesë gola dhe nëntë asistime.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa mbrojtësi që përfaqëson Austrinë, do të nis kërkimin për një skuadër të re.
Sipas mediumit ESPN, Real Madridi nuk do t’i ofrojë kontratë të re.
Alaba është përballur me numër të madh të lëndimeve.