Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, e ka përfunduar edicionin para kohe për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar në ndeshjen e fundit. Alaba u dëmtua në fitoren e Realit ndaj Valencias dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 35-të.
“Marca” ka njoftuar të hënën se Alaba ka dëmtuar ligamentin kryqëzor të gjurit dhe për këtë arsye e ka përfunduar edicionin para kohe.
Mësohet se ai pritet së shpejti ti nënshtrohet operimit dhe pastaj ta filloj fazën e rikuperimit, e cila do të zgjasë me muaj të tërë. Lëndimi i Alabas është një goditje e rëndë për Real Madridin, i cili tashmë e ka humbur edhe Eder Militaon e portierin Thibaut Courtois për shkak të lëndimeve të ngjashme.
Alaba këtë edicion ka regjistruar 17 paraqitje për Realin në të gjitha garat, ku i ka edhe dy asistime. 31-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026.