Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alaba në dyshim për finalen e Kupës së Mbretit

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, ka pësuar edhe një tjetër lëndim muskulor këtë sezon dhe lëndimi është konfirmuar të enjten. Mbrojtësi austriak u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, ndërsa “Marca” të enjten ka shkruar se ai ka lëndim muskulor në kofshë.

Ai nga dëmtimi muskulor u kthye në fushë në fund të muajit mars, por tani pritet ta humbë finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasunas, që luhet më 6 maj. Vetëm tri ditë më vonë, Real Madridi luan kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”.

Alaba nuk pritet të jetë i pranishëm në duelet kundër Celta Vigos, Almerias, Rayo Vallecanos dhe Real Sociedadit në La Liga.