Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, ka pësuar lëndim në muskul në duelin që Austria e barazoi kundër Francës në Ligën e Kombeve të premten mbrëma, ka shkruar mediumi spanjoll “Marca” të shtunën.
Austria dhe Franca barazuan 1:1, ndërsa Alaba u desh të dalë nga loja në minutën e 68-të, kur skuadra e tij ishte duke fituar me epërsinë e një goli.
Më pas, francezët barazuan rezultatin nëpërmjet Kylian Mbappes.
Alaba vjen pas një sezoni të gjatë me Real Madridin. Luajti në plot 46 ndeshje në të gjitha garat. Ka statistika prej tre golave të shënuar e katër asistimeve.