Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alaba operon meniskun, rrezikon Kupën e Botës

Alaba

Ylli i Austrisë, David Alaba, pritet të mungojë në Kupën e Botës për Klube në këtë verë, pas operimit në meniskun e këmbës së majtë. 

Kupa e Botës për Klube nis më 14 qershor, ndërsa Real Madridi nuk pritet që ta ketë të gatshëm mbrojtësin e disa pozitave. 

Alaba mund t’i mungojë edhe Austrisë në kualifikimet për Kupën e Botës. 

Më 7 dhe 10 qershor, Austria luan kundër Rumanisë dhe San Marinos. 

32-vjeçari pritet të mungojë prej gjashtë deri në tetë javë.

Edhe Alaba rrezikon që të mos luajë për një vit Futboll Alaba rrezikon që të mos luajë për një vit

Kupa e Botës për Klube mbaron më 13 korrik. 

Alaba së fundmi ka pasur telashe të shumta me lëndime, sidomos në gjurin e majtë. Kjo ka bërë që ai të luajë vetëm në 14 ndeshje në të gjitha garat për madrilenët.