Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Alaba po trajtohet në mënyrë të veçantë nga Rangnick

David Alaba

Kapiteni i Austrisë, David Alaba, po trajtohet në mënyrë të veçantë nga përzgjedhësi Ralf Rangnick.

Alaba është zëvendësuar në tri ndeshjet e fazës së grupeve, kundër Jordanisë, Argjentinës dhe Algjerisë.

Trajneri i austriakëve ka dhënë arsyet pse Alaba nuk ka kompletuar ende asnjë ndeshje.

“Alaba nuk është i lënduar, por sa më shumë loja zhvillohet, muskujt e tij fillojnë të tregojnë shenja shtrëngimi. Pse duhet të rrezikojmë? Ne kemi qendërmbrojtës shumë të mirë në skuadër. Kemi opsione”, ka thënë Rangnick, raporton “AS” të hënën.

34-vjeçari me Austrinë ka luajtur 116 ndeshje, ndërsa ka shënuar 15 gola.