Trajneri i ri i Fushë-Kosovës, Flamur Bërbatovci, i është gëzuar shumë pikës së fituar ndaj Gjilanit të shtunën në Lipjan.
Bërbatovci tha se kanë qenë dominues, por Fushë Kosovës i mungoi fati.
“Dominuam lojën. Ishim shumë më të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Pas një momenti pakujdesie e morëm golin. Rezultati real do të ishte në anën tonë. Besoj se në ndeshjet e ardhshme do të jemi më të fortë”, ka thënë Bërbatovci për “ArtMotion”.