Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shala tregon për problemet e Fushë Kosovës

Burim Shala

Trajneri Burim Shala nuk ishte pranë lojtarëve për shkak të suspendimit, ndërsa ndeshjen e udhëhoqi trajneri Flamur Bërbatovci.

Fushë Kosova u mposht 4:0 në udhëtim te Gjilani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, trajneri Shala pas ndeshjes theksoi se gjatë gjithë javës nuk kanë stërvitur mirë dhe se kanë pasur probleme financiare.

“E nisëm mirë ndeshjen, patëm posedimin dhe kishim disa gjysmëraste që u desh t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë për afër dy minuta pranuam dy gola të shpejtë. Ekipi nuk e mori më veten dhe nuk hyri më në lojë. Gjilani ishte i mirë por nuk kam pritur më shumë nga ky takim. Kemi pasur probleme financiare dhe nuk kemi stërvitur vazhdimisht. Nuk kemi pritur më shumë. Në këto rrethana është e vështirë t’i motivoj lojtarët”, ka deklaruar Shala për “ArtMotion”.