Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala: Humbja ndaj Malishevës na kthen një hap prapa

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka thënë se humbja e pësuar nga Malisheva i kthen një hap prapa në garën për mbijetesë. Ai ka thënë se ishin përgatitur të ktheheshin nga Malisheva me të paktën një pikë.

“Ishte humbje e dhimbshme, që na kthen një hap prapa. Kemi përgatitur lojën të marrim së paku një pikë. Malisheva e kemi ditur se do të jetë skuadër e rrezikshme dhe ka shpejtësi në lojë. Na u shfaqën probleme në ndërtimin e lojës. Pas golit të parë të pësuar, morën lojën në dorë, por në momentet tona të mira pësuam edhe golin e dytë pas një gabimi dhe ishte e vështirë të bëjmë më pas më shumë”, ka thënë Shala.

Fushë Kosova pësoi 4:1 nga Malisheva në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.