Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiri mbetet pa medalje në Poloni

Boksieri Alban Beqiri ka mbyllur Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni.

Beqiri, që ishte vetëm një fitore larg zonës së medaljeve në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane në Krakoë dhe Malopolska të Polonisë, u mposht të mërkurën nga boksieri danez, Nikolai Terteryan.

Beqiri u mposht me rezultatin 5:0 në duelin e kategorisë deri në 71 kilogramë.

Beqiri kishte mposhtur boksierin nga Sllovenia, Dejan Leburiq dhe atë nga Lituania, Aleksandr Trofimcuk.

Beqiri mbetet me medaljen e bronztë të fituar në Kampionatin Botëror të mbajtur në Beograd në vitin 2021.

Ndërkohë, Shqipëria në këto Lojëra Evropiane, ka fituar dy medalje të arta, me Alvin Karaqin në karate, dhe me Luiza Gegën në atletikë.