Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiri në çerekfinale të Lojërave Evropiane

Boksieri Alban Beqiri është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Evropiane që po mbahen në Poloni. Beqiri është boksier i Shqipërisë, ndërsa të martën mbrëma e mposhti boksierin e Lituanisë, Aleksandr Trofimcuk. Beqiri e fitoi 4:1 duelin e kategorisë deri 71 kilogramë.

Boksierit të Shqipërisë i duhet edhe një fitore për të siguruar medalje. Në meçin e kaluar Beqiri e kishte mposhtur boksierin nga Sllovenia, Dejan Leburiq.

Të martën boksoi edhe Ardit Murja. Ai boksoi në kategorinë deri 57 kg, ndërsa humbi në një të tetën e finales nga boksieri i Belgjikës, Vasile Usturoi.

Në vitin 2021, Alban Beqiri kishte fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Beograd.

Shqipëria tashmë i ka dy medalje të arta në Lojërat Evropiane, falë Alvin Karaqit dhe Luiza Gegës.

Artikuj të ngjashëm