Shpati Zekaj është ndalur në gjysmëfinale të European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.
Në kategorinë deri 100 kilogramë, Shpati pësoi nga xhudisti bullgar Boris Georgiev. Deri në gjysmëfinale, 25-vjeçari Zekaj i kishte dy fitore. Fitoi ndaj një bullgari dhe ndaj një hungarezi.
Për medalje të bronztë do të luftojë me Rares Arsenie të Rumanisë.