Mesfushori Ismael Bennacer nuk do të largohet nga Milani pasi së shpejti do ta rinovojë kontratën deri në vitin 2026, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të enjten. Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024, Bennacer do të ketë pagë vjetore prej katër milionë eurosh.
Krerët e ekipit italian janë të kënaqur me paraqitjet e 25-vjeçarit dhe për këtë arsye kanë refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave të tjera për ta mbajtur në “San Siro” për një periudhë më të gjatë. Ai ka një gol e një asistim këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Milanit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Empoli.
Artikuj të ngjashëm