Nëse Bayern Munichu dëshiron që të jetë kandidat për titull kampioni, duhet të fitojë edhe të shtunën në ndeshjen kundër Borussia Moenchengladbachut, që nis në orën 15:30.
Ndeshja i takon xhiros së 20-të të elitës gjermane.
Bayerni është vetëm dy pikë prapa Leverkusenit të drejtuar nga Xabi Alonso.
Mes vete do të ballafaqohen më 10 shkurt dhe çdo gabim mund t’i kushtojë njërës apo tjetrës skuadër me titull kampioni.
Bavarezët kundër Gladbachut kanë pasur telashe. E kanë fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë të fundit.
Në këtë ndeshje, Bayerni do të jetë pa të lënduarit Kingsley Coman, Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Dayot Upamecano dhe Konrad Laimer.
Qendërmbrojtësi Kim Min-Jae është në Kupën e Azisë.
Edhe
Leverkuseni synon të vazhdojë me formën e mirë
Leverkusen po në orën 15:30 të shtunën do të ballafaqohet me Darmstadtin, skuadër që vitin e kaluar u inkuadrua në Bundesligë dhe rrezikon sërish rënien, pasi është në vendin e fundit në tabelë.
Darmstadti ka vetëm dy fitore në të gjithë kampanjën e sivjetme.
Leverkuseni ka 49 pikë në vendin e parë, ndërsa Bayern Munichu është i dyti me 47 pikë.