Bayern Munichu mund të bëjë hapin e radhës drejt titullit në Bundesligë.
Bavarezët të dielën në kuadër të xhiros së 25-të luajnë në udhëtim te Bayer Leverkuseni.
Bayerni është i pari në Bundesligë me 52 pikë.
Në vendin e dytë është Dortmundi me 50 pikë, ndërsa nga 45 pikë kanë Leipzigu, Union Berlini dhe Freiburgu.
Leverkuseni nuk ka statistika të mira kundër Bayernit.
Skuadra që tani drejtohet nga Xabi Alonso ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi nga kampioni në fuqi i Gjermanisë.
Sidoqoftë, ekipi i Leverkusenit është trimëruar pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar Ferencvaroshin hungarez të enjten.
Historikisht, Bayerni e ka mposhtur shpesh Leverkusenin.
Qëkur Leverkuseni u inkuadrua në Bundesligë në vitin 1979, Bayerni e ka mposhtur vetëm Stuttgartin në më shumë raste.
Trajneri i Leverkusenit, Alonso, ka luajtur 117 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Kjo është hera e parë që Alonso paraqitet kundër ish- skuadrës së tij, tani në rolin e trajnerit.
Dortmundi në formë, do të luajë kundër Koelnit.
Kjo ndeshjet luhet të shtunën nga ora 18:30.
“Verdhezinjtë” pritet të kenë vështirësi përballë Koelnit, që e ka mposhtur vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit.
Dortmundi në nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në Bundesligë, ka marrë 25 nga 27 pikët e mundshme.
Koelni është pa fitore në nëntë ndeshjet e fundit si mysafir në elitën e futbollit të Gjermanisë. Kjo është seria më e dobët e skuadrës që prej vitit 2017.