Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Levekuseni i vendosur të vazhdojë ecurinë në Bundesligë

Leverkusen

Në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit, Bayer Leverkuseni u mposht nga Bayern Muncheni me rezultatin 3:0.

Pavarësisht dëshpërimit në Ligën e Kampionëve, Leverkuseni synon ta vazhdojë ecurinë e mirë në Bundesligë.

Leverkuseni është i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në ligë.

Në xhiron e kaluar skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso e mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultatin 4:1.

Këtë fundjavë kampioni në fuqi do të ketë punë me Werder Bremenin.

Edhe Leverkusen – Dortmund, kryendeshja në Bundesligë Futboll Leverkusen – Dortmund, kryendeshja në Bundesligë

Ndeshja Bayer Leverkusen – Werder Bremen luhet të shtunën nga ora 15:30.

Është e vlefshme për javën e 25-të.

Leverkuseni edicionin e kaluar u shpall kampion pa e pësuar asnjë humbje.

Werder Bremeni ka shtatë disfata në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Leverkuseni renditet në pozitën e dytë me 53 pikë.

Werderi është në vendin e 12-të me 30 pikë.

Lider është Bayerni me 61 pikë.

Të shtunën nga ora 15:30 Bayerni luan ndaj Bochumit.

Edhe Leverkuseni shpreson të reagojë në Bundesligë Futboll Leverkuseni shpreson të reagojë në Bundesligë

Bayerni ka dhjetë ndeshje pa humbje në ligë. Numëron nëntë fitore dhe një barazim.

Skuadra e Bochumit në dhjetë ndeshjet e fundit ka katër disfata, tri barazime dhe tri fitore.

Bochumi e zë vendin e 16-të me 17 pikë. Po lufton për mbetje në ligën gjermane.

Ndërkohë Borussia Dortmundi do të përballet me Augsburgun.

Edhe kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:30.

Dortmundi ka filluar ta marrë vetën pas krizës që e kishte më herët këtë edicion.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Niko Kovaç ka dy fitore rresht në ligë. Është në vendin e dhjetë me 35 pikë.

Pjesë e Augsburgut janë Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj.

Edhe Leverkusen – Bayern, derbi i madh në Bundesligë Futboll Leverkusen – Bayern, derbi i madh në Bundesligë

Augsburgu në pesë ndeshjet e fundit ka katër barazime dhe një fitore.

Renditet në pozitën e 11-të me 32 pikë.