Futboll

Leverkusen – Dortmund, kryendeshja në Bundesligë

Granit Xhaka ne ndeshjen Bayer Leverkusen kunder Bayern Muenchenit

Foto: Associated Press

Bayer Leverkusen – Borussia Dortmund është kryendeshja e xhiros së 33-të në Bundesligë. Kjo ndeshje do të luhet të dielën nga ora 15:30.

Titullin e kampionit në Bundesligë e siguroi Bayern Muncheni xhiron e kaluar, pas gabimit të Leverkusenit. Bayerni fundjavën e kaluar e siguroi titullin e 34-t të Gjermanisë.

Leverkusenin e përfundon kampionatin në pozitën e dytë. Dy xhiro para fundit i ka 68 pikë. Nga edicioni i ardhshëm këtë skuadër nuk do ta udhëheqë trajneri spanjoll, Xabi Alonso. 43-vjeçari Alonso konfirmoi të premten se do të largohet nga Leverkuseni në fund të edicionit.

Leverkuseni ka shtatë ndeshje pa humbje në ligë.

Dortmundi e zë vendin e pestë me 51 pikë. “Verdhezinjtë” po luftojnë që ta sigurojnë një vend që dërgon në “Champions” në edicionin e ardhshëm. Vetëm katër pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Në vendin e katërt është Freiburgu me një pikë më shumë se Dortmundi. Frankfurti i ka 56 pikë në vendin e tretë.

Bayerni të shtunën nga ora 18:30 e pret Borussia Monchengladbachun. Pritet ta festojë titullin me tifozët.

Monchengladbachu ka 45 pikë në vendin e nëntë.