Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i zhgënjyer që skuadra e tij nuk arriti t’i marrë pikët e plota ndaj Ulpianës.
Fituesi i Kupës në fuqi, Llapi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë të edicionit 2021/2022 të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi barazoi 1:1 në Merdar ndaj Ulpianës së kthyer në elitën e futbollit kosovar. Golin e epërsisë për Ulpianën e shënoi Argjend Mustafa, kurse shifrat i barazoi Alfer Firmino.
Batatina ka thënë se do të marrë masa për ndeshjet tjera.
“Është vërejtur lodhja dhe sigurisht që ndikon te koncentrimi i ekipit. Ulpiana shfrytëzoi terrenin që nuk ishte i nivelit të duhur. Ulpiana u mundua të nxjerrë një barazim duke zhagitur lojën. Duhet ta japim maksimumin, të bëjmë ndryshimet për ndeshjet tjera. Firmino tregoi se është lojtar cilësor. U ndëshkuam me këtë barazim, pro nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të marrim masa për ndeshjet tjera”, ka thënë Batatina.