Llapi ishte në epërsi për kohë të gjatë ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e fortë të skuadrave që synojnë mbetjen në elitë edhe për një edicion tjetër.
Por, llapjanët pranuan gol pak para fundit dhe ndeshja e xhiros së 22-të e Superligës së Kosovës u mbyll baras, 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasan Hyseni shënoi për ekipin e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, kurse për ekipin e Qëndrim Kidës, shifrat i barazoi Ibrahim Kargbo, në minutën e 75-të.
Llapi me barazim mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë, sa ka edhe Ferizaj në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. Ndërkohë, Prishtina e Re i ka 22 pikë në pozitën e parafundit. Por e ka vetëm një pikë më shumë se Drenica, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.