Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e Re barazon rezultatin ndaj Llapit
Prishtina e Re e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Llapit.
Ibrahim Kargbo e shënoi golin e barazimit në minutën e 75-të.
Gjilani sërish në epërsi ndaj Malishevës
Gjilani ka kaluar sërish në epërsi ndaj Malishevës.
Golin për 2:1 nga penalltia e shënoi sulmuesi Senad Jaroviq, në minutën e 70-të.
Për të ishte goli i dhjetë i sezonit.
Penalltia u fitua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi në zonë sipas gjyqtarit Lirim Jashari, Robert Rrahmani u ndal në mënyrë të palejuar.
Dukagjini shënon ndaj Ferizajt
Në epërsi 1:0 në pjesën e parë ka kaluar edhe skuadra e Dukagjinit ndaj Ferizajt.
Golin për skuadrën klinase e shënoi Hekuran Berisha në minutën e parë shtesë të pjsës së parë. Ndeshja i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë ka përfunduar edhe në ndeshjen Gjilani 1:1 Malisheva dhe Prishtina e Re 0:1 Llapi.
Barazohet rezultati në Gjilan
Rezultati në ndeshjen Gjilani – Malisheva, është barazuar.
Në minutën e 38-të për malishevasit golin e barazimit 1:1 me kokë nga afërsia e shënoi Assane Diatta.
Gjilani shënon ndaj Malishevës
Kapiteni i Gjilanit, Armend Thaqi, e ka mposhtur Ilir Avdylin, portierin e Malishevës dhe e ka kaluar ekipin e tij në epërsi 1:0.
Thaqi shënoi në minutën e 15-të nga penalltia që e fitoi Oltion Bilalli, e që u akordua pas rishikimit të situatës në VAR. Ai u pengua në zonë nga qendërmbrojtësi Donart Vitija.
Ndeshja që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan i takon xhiros së 22-të të Superligës.
Llapi shënon gol të hershëm ndaj Prishtinës së Re
Hasan Hyseni e ka kaluar Llapin në epërsi ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja po luhet në fushën me bar artificial në Hajvali, ku Prishtina e Re është vendëse.
Hyseni pasi mori top të mirë nga kapiteni Arbnor Ramadani, u shmang mirë në zonë dhe shënoi për 1:0 në minutën e tetë.